TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka qenë sot i ftuar në emision “Java” në RTSH, së bashku me dy deputet Arta Dade dhe Klajda Gjosha, përkatësisht nga PS dhe LSI.

Shehu gjatë emisionit tha se situata në Shqipëri është shumë e rëndë, por sipas tij kjo mund të zgjidhet me një qeveri me bazë të gjerë.

Pjesë nga biseda

Çfarë do të ndodh me këtë vit me Shqipërinë?
Pyetja që bëni ju, realisht shenjat janë të frikshme që sot. Kur rrëzohet objektivi kryesor për një vend, kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Që këtu fillon reflektim, që kur çdo gjë mbulohet me sofizma, nuk mund të korrigjojmë provimin. Duhej që kryeministri të jepte dorëheqjen, të krijohej një forcë unike në negociata me një program të qartë, me një mbështetje të gjerë.

Qeveria është në një moment që duhet të justifikojë ikjen masive jashtë, këto janë shifra të frikshme. Nëse Rama i merr me shaka këto gjëra, do të thotë se nuk është për të shkuar në Evropë.

Po dëgjoja sot në media të qeverisë që ka një frymë kundër Shqipërisë Evropë, nuk është e vërtetë në jemi një popull që jemi mbështetur nga Evropa dhe Amerika, nuk duhet të bëhet këto gjëra se janë të rënda.

Nëse do të vazhdohet duke mos luftuar krimin, nëse do mbajnë modelet tona orientuese që janë nga lindja, nuk ja vlen të fillojmë këtë proces. Këto gjëra nuk ndryshohen pa dhënë dorëheqjen kryeministri.

Etiketa: