FRANCË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me shtyrjen e vendimit nga autoritetet franceze në 2 mars.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i AAK-së pohoi se kjo shtyrje ishte e panevojshme, ndërsa shtoi se shteti serb i është sulur. Nga ana tjetër Haradinaj theksoi se nuk ndihet i kërcënuar nga këto sulme, duke shtuar se do t’i mbetet besnik i të drejtës shqiptare në Ballkan.
Ditën e sotme Haradinaj u pyet nëse donte apo jo të ekstradohej në Serbi, ndësa ai refuzoi.

MESAZHI I HARADINAJT
Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të merret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.
Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.
Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.
Besnikë do t’i mbetemi të drejtës sonë shqiptare në Ballkan.
RH
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: