MALLAKASTËR – Një 49-vjeçar është arrestuar në qytetin e Mallakastrës pasi sipas policisë ka shtyrë në vetvrasje një tjetër person.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin: Sami Begaj, 49 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka çuar në vetvrasje shtetasin D.B, 66 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër,” shkruan policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb