Është shuar në moshën 55-vjeçare një nga zërat më të bukur të muzikës operistike ruse dhe botërore, Dimitri Hvorostovski. Këngëtari i cili jetonte në Londër prej shumë vitesh, vuante kohët e fundit nga një tumor në kokë. Hvorostovsky ishte këngëtar i “havy metal” para se të debutonte Rigoletton e Verdit në sallën e Operës Krasnojarsk.

Me pas baritoni vazhdoi të këndonte pothuajse në çdo skene të madhe të operës, duke përfshirë “The Met”, Operën Mbretërore dhe La Scala ne Milano. Dimitri Hvorostovski u bë një yll i skenës së operës botërore për një çerek shekulli dhe ishte fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.

Me flokët e thinjura në mënyrë të parakohshme, Hvorostovsky u rendit në listën e 50 njerëzve më të bukur të botes nga revista “People”, ndërsa revista “Elle” e përshkroi atë si ‘Elvisin e operas’.

Hvorostovsky anuloi të gjitha shfaqjet, kur tumori ndikoi seriozisht ndjenjën e tij të ekuilibrit. Hera e fundit e interpretimit të tij ka qenë një recital në rezidencën e ambasadorit rus në Londër, ku këndoi arie nga Borodin, Glinka, Çajkovski dhe Rahmaninov.

Ai u tërhoq përfundimisht nga performancat dhjetorin e kaluar për shkak të avancimit të sëmundjes dhe me vdekjen e tij ka lënë një vend bosh në botën e muzikës operistike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: