FRANCE – Ikona franceze e modës, Hybert de Givenchy ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Stilisti aristokrat është një prej emrave më të njohur të botës së modës, por njihet gjithashtu edhe si njeriu përgjegjës për veshjet e mikeshës së tij, Audrey Hepburn, apo Jacqueline Kennedy-t.

Mandatory Credit: Photo by Reginald Gray/Penske Media/REX/Shutterstock (6906260a) French fashion designer Hubert de Givenchy at home with art work in January 1975 Hubert de Givenchy, Paris

“Givenchy vdiq në gjumë, të shtunën më 10 mars 2018. Nipërit dhe mbesat, fëmijët, ndajnë këtë dhimbje”- ka thënën partneri i tij, Philippe Venet, një ish-dizenjator “haute couture” për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Me atë zhduket një prej dëshmitarëve të mëdhenj të epokës së artë të modës franceze “Haute Couture” që kapi majat në fund të Luftës së Dytë Botërore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb