TIRANE- Ndërron jetë aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Mërkur Bozgo. Aktori Bozgo u shua në moshën 80-vjeçare. Ai ka luajtur 30 role në kinematografi dhe 100 role në teatër, ndërsa ndër filmat e suksesshme ku mori pjesë ishin; ‘Emblema e dikurshme’, ‘Stolat në park’, ‘Tela për violinë’, ‘Bolero’ apo dhe ‘Në fillim të verës’.

KUSH ISHTE MËRKUR BOZGO
Mërkur Bozgo lindi në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968. Pas këtij viti për 7-të vjet punoi në televizion dhe që prej vitit 1975 punoi si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 doli në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:
Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
Tela për violinë (1987), Andoni
Stolat në park (1988), Drejtori
Bolero (1997), Klienti i Evelines
Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: