Bizneset që humbin fjalëkalimin për marrë shërbimet online të tatimeve nëpërmjet një procedurë të posaçme mund të pajisen më një të ri. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka unifikuar procedurën, e cila është e vlefshme për të gjitha drejtoritë rajonale.

Sipas tatimeve “Rivendosje Fjalëkalimi për tatimpaguesit e regjistruar” u vjen në ndihmë qytetareve dhe bizneseve, me qëllim rivendosjen e fjalëkalimit për aksesimin e sistemit tatimet e mia (e-filing). Çdo tatimpagues i regjistruar më parë, ka të drejtë të kërkojë rivendosjen e fjalëkalimit. Ky shërbim përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret në momentet e humbjes së fjalëkalimit ose dyshimit për vjedhje të tij.

Dokumentet që duhen:

1-Dokument identifikimi

2- Autorizim (nëse kërkesa nuk paraqitet nga administratori

Hapat e procedurës:

1- Dorëzim i kërkesës me shkrim pranë punonjësit te Shërbimit te Tatimpaguesit.

2- Hapet çështje në sistem nga punonjësi i Shërbimit të Tatimpaguesit për Ndryshim Fjalëkalimi të Tatimpaguesit prezent në sportel (ose personit të autorizuar prej tij).

3- Gjenerohet automatikisht nga sistemi një fjalëkalim i ri, i cili përmban numra dhe shkronja.

4-Printohet fleta me fjalëkalimin e ri, dhe i jepet tatimpaguesit.

5-Afati i ofrimit të shërbimit: Menjëherë.

6- Autoriteti përgjegjës: Drejtoria Rajonale Tatimore.

Udhëzimi i tatimeve, procedurat se si mund t’iu njihet fatura elektronike
Miratimi dhe lëshimi e faturave kompjuterike iu ofrohet si shërbim tatimpaguesve si një lehtësi në veprimtarinë e tyre të përditshme, duke ju mundësuar gjenerimin e faturave tatimore të shitjes në format elektronik, me numër serial unik dhe të papërsëritshëm, të printuara nga sistemi i tij i regjistrimeve, ne transaksionet e tyre të biznesit.

Kërkesa shkresore
2. Deklarata ose vërtetimi i gjendjes aktuale të tatimpaguesit ne të cilin tregohet se sistemi i tij i regjistrimeve është 1 kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial unik dhe të papërsëritshëm për cdo transaksion
3- Modeli i faturës sipas elementeve të parashikuar në Nenin 101 të ligjit 92/2014.

4- Ekstrakt i QKB

5-Verifikimi i situatës aktuale të tatimpaguesit në sistem.

Hapat e procedurës:

– Dorëzohet kërkesa me shkrim pranë DPT .

– Punonjësi përgjegjës verifikon situatën e tatimpaguesit, në sistemin elektronik të administratës tatimore, lidhur me regjistrimin deklarimin dhe statusin e tatimpaguesit.

– Hartohet autorizimi sipas formatit te miratuar.

– Dërgohet me poste, sipas adresës se vendosur nga tatimpaguesi, dhe për dijeni Drejtorisë

– Rajonale Tatimore që ka në administrim tatimpaguesin .

– Afati i ofrimit të shërbimit: Brenda 10 ditëve kalendarike .

– Autoriteti përgjegjës: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: