Në tragjedinë ajrore që përfshiu ekipin brazilian të futbollit Chapecoense,që po udhëtonte për në Medellin të Kolumbisë për të luajtur finalen e ‘Copa Sudamericana’, ish-sulmuesi i njohur i Fiorentinës dhe Napolit, Edmundo shpëtoi nga rastësia e fatit nga kjo tragjedi dhe jeton akoma.

Edmundo aktualisht është komentator për ‘Fox Brasil’ dhe ishte caktuar nga televizioni për të udhëtuar drejt Kolumbisë për të komentuar ndeshjen kundër Atletico Nacional. Megjithatë, Edmundo nuk ka udhëtuar me klubin brazilian Chapecoense dhe ka mbetur në shtëpi për arsye personale sepse ai do të ndiqte fitoren e kampionatit brazilian nga skuadra e Palmeiras. Në vend të Edmundos komentator shkoi Mario Sergio, i cili vdiq tragjikisht me 20 gazetarë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb