TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur vizitën 2-ditore në Vlorë ku zhvilloi mbledhje qeverie dhe takim me qytetarët, por lodhja duket se ka bërë të veten.

Mbrëmjen e sotme, Rama ka bërë një lapsus në faqen e tij të ‘Facebook’, ku në vend të një statusi për takimet në Vlorë ka postuar statusin që bën në mëngjes dhe uron ndjekësit për ditë të mbarë. Por pas 5 minutash Rama ka reflektuar dhe ka fshirë statusin duke e zëvendësuar.

Si ishte statusi:
6f3d4d53-a96f-43b2-bddc-cfae4d331b77

Statusi aktual i ndryshuar:

thrbn

Faleminderit Vlorës dhe mirupafshim së shpejti?

Me mbledhjen e Këshillit të Ministrave, disa aktivitete publike dhe rreth 80 takime pune të anëtarëve të qeverisë në zonën e Vlorës, u mbyll me vendime, mësime e angazhime të dobishme, zhvendosja e kabinetit qeveritar në një qark të vendit për këtë muaj? Deri në fund të tetorit çdo ministër do të shkojë në një prej qarqeve të vendit së bashku me deputetët e qarkut përkatës, për një ditë të plotë pune? Kjo do të jetë një praktikë e përmuajshme dhe muajin e ardhshëm qeveria do të zhvendoset për një mbledhje të sajën, me nje kalendar takimesh të ngjashëm takimesh, në qarkun e Dibrës? #përDibrënqëDuam⭐️#përShqipërinëqëDuam??✌️??
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: