Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Si lindi dashuria/ Anita Haradinaj: Ja pse zgjodha Ramushin si burrin e jetës sime

1508528316ramushi

TIRANE – Çifti Ramush e Anita Haradinaj janë ndër modelet që të gjithë do të donin t’i ngjanin. Jo vetëm për dashurinë që kanë pasur e kanë për njëri-tjetrin, por për sakrificat e mëdha që u është dashur të kalojnë për të qenë gjithmonë bashkë e të fortë përballë dallgëve të jetës.

12924375cff0f3788f4706da560e8aac

E ftuar në “Top Magazine” Anita pranon se është edhe pak xheloz, një lloj xhelozie që kujtdo vajze do t’i pëlqente: “Po edhe pak xheloz… Unë si femër nuk do isha ndjerë mirë nëse burri nuk do ishte fare xheloz. Kjo xhelozia sensuale, e ndjeshme, të bën mirë, se më bën mua të ndihem shumë e bukur pastaj” – tha Arta me të qeshur.
Duke u kthyer pas në kohë, Anita nuk arrin ta kujtojë se si i ka propozuar Ramushi, por kujton mjaft mirë se sa natyrshëm ka ardhur lidhja e tyre, me gjithë frikën e familjes së saj, sidomos së ëmës për një person publik si Haradinaj: “Unë kisha filluar me dalë disa herë me raste me Ramushin, kur më ftonte.

Në momentin që e mori vesh mami im, si mamatë, filloi të më bërtiste dhe duke më thënë që ai është fytyrë publike, ti je fytyrë publike, do shkruajnë gazetat. Pastaj, i thashë Ramushit: “Unë nuk mund të të takoj më ty.

Kur më pyeti pse, i thashë sepse më ka bërtitur mami: “Po ç’rëndësi ka, ne ia themi mamit bashkë”, – ia ktheu ai, ndërsa Anita, që me sa duket, kjo përgjigje e bëri shumë të lumtur, tha: “Ah, po s’e kam menduar kaq seriozisht. Këtu ndryshon puna.”

Dhe pas kësaj, erdhi edhe darka familjare ku burrat kuvendonin, vendosnin për të ardhmen e çiftit, ndërsa Anita ishte spektatore. Një 22-vjeçare që, teksa dëgjonte edhe planet për martesë, mendonte: “Ok, hajde se po e provoj..”

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.