Në një vend ku padrejtësia dhe i forti kanë bërë ligjin me dekada, njerëzit nuk besojnë se mund të ketë ndonjëherë drejtësi.

Historia e Shqipërisë është 100 vjet padrejtësi, dhe kjo mjafton si kohë që të ketë vendosur në psikikën shoqërorë shqiptare mendimin se Shqipëria nuk bëhet, dhe shqiptarët janë të destinuar të jenë të përbuzur nga sunduesit abuzuesë që me arrogancë iu thonë edhe sot: “kot e keni, nuk ka Reformë në Drejtësi, se ‘drejtësia jemi ne’ “.

Kjo është arsyeja që sot shumica e shqiptarëve është ende skeptike se mund të vendoset ndonjëherë drejtësia në Shqipëri.

Gabohen, sepse koha e gjatë brezash e abuzimit i detyron që të jenë skeptikë dhe mosbesuesë. Por ka dhe diçka në favor të besimit: eshtë angazhimi amerikan. Kjo sigurisht që duhet të neutralizojë çdo dyshim. Por në një vend ku çdo lëvizje që është nisur për shpëtim ka çuar në skllavërim, është e vështirë.
Gjithsesi tani vihet re se optimizmi shqiptar për Reformën, lidhet drejtpërdrejti me daljen e ambasadorit amerikan.

Sot dalja médiatike e Ambasadorit Lu është bërë për shqiptarët si Zëri i Amerikës i vitit 1990-1991. Përsëritja e kohëve gjithmënë është identike.

Mendoj se ka ardhur tamam koha që Ambasadori Amerikan të fillojë denoncimin konkret të peshqve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: shqiptarët po e presin me “gojë hapur”…
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: