Deputetët e Listës Serbe mund të pengojnë votimin e Qeverisë Haradinaj në Kosovë. Mësohet se nesër ata do të qëndrojnë në Beograd deri pas orës 14:00, ndërsa seanca ku pritet të votohet Qeveria Haradinaj është thirrur për në orën 16:00.

Përfaqësues të kësaj partie politike do të priten nesër në orën 13:00 nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Siç ka njoftuar zyra e Gjuriçit, ai bashkë me Goran Rakiçin, në orën 14:00 do të mbajnë një konferencë shtypi në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë.

Praktikisht, është e pamundur që këta deputetë të mbërrijnë në orën 16:00 për seancën në Prishtinë, ndërsa votat e tyre janë jetike për votimin e qeverisë Haradinaj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: