TIRANE – Gjatë moshës 20 vjeçare kockat janë ende duke u formuar, që do të thotë që edhe gjatë kësaj kohe mund t’i forconi ato në mënyrë që në pleqëri të mos vuani nga osteoporoza. Njerëzit gjatë të 20-ve të tyre janë ende në shkollë, duke vendosur se çfarë karriere do të marrin dhe kuptohet që shëndeti nuk është kryefjala e tyre. Kur jemi të rinj, indi ynë i kockave është ende në rritje, kështu që mund ta ngadalësoni shkatërrimin e tij në një moshë të madhe. Osteoporoza shkaktohet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, prandaj ndiqni këto këshilla për të forcuar kockat dhe shmangur këtë sëmundje që prek pjesën më të madhe të popullsisë globale.

1 – Qëndroni aktivë
Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për eshtra të shëndetshme është të qëndroni aktiv, të bëni ushtrime, vrap, ecje gjatë rinisë tuaj. Aktiviteti fizik ka efekte pozitive në shëndetin e kockave.

2 – Konsumoni
ushqimet e duhura për kockat
Kalciumi dhe vitamina D janë baza e kockave të forta dhe të shëndetshme. Prandaj gjatë rinisë tuaj konsumoni sa më shumë produkte që përmbajnë këto vitamina dhe minerale. Qumështi dhe nënproduktet e tij, lakra jeshile, bajamet, portokalli janë të pasura me kalcium. Salmoni, vezët, drithërat janë të pasura me vitaminë D. Mos i ndani këto ushqime nga dieta juaj e përditshme për kocka të forta dhe shëndet të mirë në pleqëri.

3 – Mbani një peshë të shëndetshme
Ushqehuni shëndetshëm në mënyrë që të shmangni obezitetin apo luhatjet e shumta në peshë. Një peshë e shëndetshme do të thotë kocka më të forta, kolesterol më i ulët dhe një shëndet më i mirë.
4 – Vlerësoni faktorët e rrezikut dhe trashëgiminë e gjenetikës familjare
Disa persona kanë më shumë shanse rreziku për të zhvilluar osteoporozën se të tjerët për shkak të disa faktorëve që janë:
Historia familjare. Nëse personat tuaj të afërt janë me osteoporozë, atëherë edhe rreziku që ju mund të shfaqni shenja të tilla është i lartë.
Periodat tuaja janë të çrregullta. Estrogjeni është i lidhur me dendësinë e kockave dhe menstruacionet e çrregullta ndikojnë në kocka më të dobëta. Në raste të tilla duhet të konsultoheni me gjinekologun.
Cikli i zhvillimit të vezoreve mbyllet para kohe. Kur kjo gjë ndodh përpara moshës 40 vjeç, atëherë këto femra do të shfaqin probleme me osteoporozën.
Pini duhan. Nikotina ka një ndikim negativ në eshtrat e njeriut, kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zëmrës dhe goditjeve në tru. Prandaj bëni mirë të hiqni dorë prej tij sa jeni në kohë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: