Më shumë se 30 për qind e popullsisë së botës vua jnë nga çrregullime të ndryshme të syve, përfshirë miopinë, problemet me shikimin në distanca të shkurta, apo hipermetropinë, problemet me largpamjen. Çrregullimet e ndryshme të syve, përveç glaukomës dhe kataraktit, të cilat ndodhin për shkak të infeksioneve bakteriale, mund të rregullohen lehtë me ndihmën e pozave “jogic” dhe “asanas”.

Prandaj, në vend që të përdorni syze të fuqishme dhe lente, të cilat asnjëherë nuk e shërojnë shikimin e dobët, më mirë është të praktikoni ushtrimet për sytë, të cilat e përmirësojnë funksionin e syve. Kapsitni sytë Uluni dhe kapsitni sytë rreth 10- 15 herë shpejt. Mbyllni sytë dhe relaksohuni për 20-25 sekonda. Tani përqendrohuni në frymëmarrje dhe pritni disa minuta. Këtë ushtrim përsëriteni 5-6 herë në ditë. Vëzhgimi rrotullues Uluni dhe mbajeni kokën drejt.

Fokusojini sytë në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe bëni një rreth të plotë me të. Këtë ushtrim përsëriteni pesë herë në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtim të kundërt. Përsëriteni edhe me gishtin e madh të dorës së majtë. Shikoni anash Uluni dhe shikoni në një pikë para jush. Mbajeni kokën drejt dhe ndryshojeni vizionin në anën e majtë. Shikoni drejt për pak kohë dhe ndryshojeni vizionin në anën e djathtë. Ushtrimin përsëriteni 10 deri në 20 herë.

Mbyllni sytë dhe pushoni. Shikimi në afërsi dhe largësi Qëndroni apo uluni afër një dritareje të hapur me pamje të qartë. Fokusoni sytë në majën e hundës për 5-20 sekonda. Përsëriteni këtë 10 deri në 20 herë. Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Gjithashtu, kontrollojeni frymëmarrjen gjatë këtij procesi. Merrni frymë gjatë shikimit në afërsi dhe lirojeni frymën gjatë shikimit në largësi.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: