NGA: Dr. Shk. Albana Daka
Shëndeti është një komponent kyç në çdo gjë që bëjmë. Ai ndikon në mënyrën si ndihemi, si flemë, si hamë, si kryejmë detyrat e vogla apo punët e mëdha. Sigurisht ndikon dhe në cilësinë e kohës që kalojmë me njerëzit e dashur dhe miqtë tanë. Statistikat fatkeqësisht tregojnë se sëmundjet e parandalueshme janë në fakt kërcënimi kryesor për jetën e shoqërisë së sotme.

Ekzaminimet e rregullta shëndetësore mund t’ju ndihmojnë të diagnostikoni problemet para se të fillojnë. Gjithashtu ju ndihmojnë të zbuloni problemet herët, atëherë kur shanset për trajtim dhe kurim janë më të mira.  Duke bërë check-up rregullisht në çdo moshë ju rrisni shanset për të jetuar më gjatë dhe për të patur një jetë të shëndetshme.

Në Laboratorët e Spitalit Amerikan ofrojmë paketa check-up për të gjitha moshat, konkretisht:

 

Për foshnjet e porsalindura:

 
Ø  Gjak komplet

Ø  Grup gjaku

Ø  Neonatal screening

Ø  Bilirubinë totale

Ø  Ferritinë

 

Paketa e fëmijëve:

 
Ø  Gjak komplet

Ø  Urinë komplet

Ø  Feçe parazit

Ø  ALT/AST

Ø  Bilirubinë totale

Ø  Azotemi/Kreatinemi

Ø  Glicemi esëll

Ø  TSH

Ø  Ferritinë

 

Paketa e femrave 1 (<40 vjeç)

 
Ø  Gjak komplet

Ø  Urinë komplet

Ø  Glicemi esëll

Ø  ALT/AST

Ø  Bilirubinë totale

Ø  Azotemi/Kreatinemi

Ø  Lipidogramë

Ø  Eritrosediment

Ø  Ferritinë

Ø  TSH

Ø  Kulturë vaginale

Paketa e femrave 2 (>40 vjeç)

 
Ø  Gjak komplet

Ø  Urinë komplet

Ø  Glicemi esëll

Ø  ALT/AST

Ø  Bilirubinë totale

Ø  Azotemi/Kreatinemi

Ø  Lipidogramë

Ø  Eritrosediment

Ø  Ferritinë

Ø  TSH

Ø  FT4

Ø  Faktor rheumatoid

Ø  Fibrinogjen

Ø  Elektrolite në gjak

Ø  Feçe gjak okult

Paketa e meshkujve 1 (<40 vjeç)

 
Ø  Gjak komplet

Ø  Urinë komplet

Ø  Glicemi esell

Ø  ALT/AST

Ø  Bilirubinë totale

Ø  Azotemi/Kreatinemi

Ø  HbsAg

Ø  Uricemi

Ø  Lipidogramë

Ø  Eritrosediment

 

Paketa e meshkujve 2 (>40 vjeç)

 
Ø  Gjak komplet

Ø  Urinë komplet

Ø  Glicemi esëll

Ø  ALT/AST

Ø  Bilirubinë totale

Ø  Azotemi/Kreatinemi

Ø  HbsAg

Ø  Uricemi

Ø  Lipidogramë

Ø  Eritrosediment

Ø  PSA

Ø  GGT

Ø  Feçe gjak okult

 

 

 

Rrjeti laboratorik i Spitalit Amerikan përbëhet nga: Laboratori Qendror dhe 7 laboratorë satelite, konkretisht:

  • Laboratori AH TR1
  • Laboratori AH TR2
  • Laboratori AMC Fier
  • Laboratori AMC Durrës
  • Laboratori AH Prishtinë
  • Laboratori AH Vlorë
  • Laboratori AH Shkodër

 

Në të ardhmen synojmë të vijmë më afer pacientëve tanë duke u shtrirë në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Nuk është kurrë vonë të merrni në kontroll shëndetin tuaj . Shëndeti juaj është gjithçka dhe si i tillë duhet ruajtur. Reduktoni riskun sot duke jetuar më mirë nëpërmjet parandalimit. Bëjeni këtë edhe për të dashurit tuaj që varen nga ju. Mos mendoni për shëndetin vetëm kur jeni sëmurë. Rezervoni menjëherë një nga paketat e check-up që ofrohen në Laboratorin e Spitalit Amerikan. Trupi juaj do t’ju falenderojë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb