Tiroidja është një gjëndër e vogël në qafë, që ka një ndikim të rëndësishëm në trup. Ajo prodhon hormonin e tiroides, që është përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të metabolizmit, rrahjeve të zemrës, temperaturës, gjendjes emocionale, etj.

Gjëndra tiroide është organi që prodhon hormonet e tiroides. Mosfunksionimi i saj shoqërohet me një sërë komplikacionesh, ndërkohë që dy çrregullimet kryesore lidhen me hipertiroidizmin (tepricë jodi) dhe hipotiroidizmi (mungesë jodi), shkruan “shëndeti”.

9 shenjat që paralajmërojnë për hipotiroidizëm (mungesë jodi), janë:

Ndiheni të plogësht dhe të lodhur gjatë gjithë kohës
: Mungesa e jodit ju shkakton ndjesinë e lodhjes dhe dobësisë.

Keni shtuar në peshë: Një tiroide jo shumë aktive ngadalëson metabolizmin.

Lëkura është e thatë dhe e acaruar: Flokët dhe thonjtë mund të jenë të brishtë.

Keni luhatje humori: Hormonet e tiroides mund të ndikojnë edhe në kiminë e trurit dhe gjendjen emocionale.

Keni probleme me tretjen dhe vuani shpesh nga kapsllëku.

Cikli menstrual zgjat më shumë dhe shoqërohet me dhimbje më të tmerrshme se zakonisht.

Jeni të çorientuar dhe thuajse të pavetëdijshëm për veprimet tuaj.

Keni gjithmonë të ftohtë:
Ngadalësim total i sistemit = më pak energji e djegur. Kjo përkthehet në temperaturë më të ulët të trupit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: