Mënyra më e mirë është të mos konsumoni duhan, pasi dihen efektet negative që ka ai në organizëm. Por nëse e keni të pamundur të lini duhanin, ekzistojnë disa lloj ushqimesh që ju ndihmojnë të pastroni organizimin nga nikotina e duhanit.

Pini çaj të gjelbër dhe ujë me vitamina
Pirja e duhanit trupin ngadalë e dehidron, andaj pirja e sasive të mëdha të lëngjeve është e domosdoshme. Ideale do të ishte të pini çaj të gjelbër, ujë të rëndomtë dhe ujë me vitamina, por mund të pini edhe ujë të rëndomtë me një fetë limoni apo fletë mente që do t’ju freskojnë.

Brokoli
Brokoli është i pasur me Vitaminën C dhe B5. Të pirit të duhanit redukton vitaminën C nga trupi. Ndërsa duke u ushqyer me brokoli eliminojmë nikotinën nga organizmi ynë.

Portokalli
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminën C. Konsumimi i rregullt i portokallit do të përmirësojë ndjeshëm metabolizmin dhe çlirojë stresin.

Lëngu i karotës
Nëse ti pi cigare, duhet ta dish se nikotina mbetet në trupin tënd për tri ditë me radhë. Nikotina gjithashtu dëmton edhe lëkurën. Lëngu i karotës është shumë i mirë për lëkurën dhe e pasuron atë me vitaminat A, C, K dhe B, si dhe është provuar se është efecientë në heqjen e nikotinës nga trupi.

Spinaqi
Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme për shkak se jo vetëm është i pasur me vitamina, por përmban gjithashtu sasi të madhe acidi folik.

Kivi
Ky fryt i mrekullueshëm do të të ndihmojë që të eliminosh nikotinën nga trupi jot. Kivi është një fryt i pasur shumë me vitamina A, C dhe F. Kur ti tymos cigare, ulen ndjeshëm nivelet e këtyre vitaminave.

Uji
Të pirit të cigares e dehidraton trupin tënd. Sipas shumë kërkimeve, nëse do të pish sasi të mjaftueshme uji, ti mund ta ndalosh të pirit dhe të eliminosh sadopak nikotinën në trupin tënd.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: