TIRANE– Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i zgjedhur nga Partia Demokratike ka botuar sot librin e tij të 29-të, i cili titullohet “Ngritja dhe Renia e Shtetit Islamik”.

Ai i ka njohur të gjithë ndjekësit e tij në ‘Facebook’ me librin e tij që ka gjithsej 734 faqe. Ministri teknik jep detajet nga libri, ku trajtohet se si është krijuar Kalifati Islamik.
demirajjj
MESAZHI I DEMIRAJT
Te nderuar miq! Me lejoni tu prezantoj librin e 29-te: “Ngritja dhe Renia e Shtetit Islamik”, 734 faqe. Nje liber qe flet me detaje per gjithe historine e krijimit, zhvillimit, strukturen, strategjine ushtarake, globale, mediatike, terrorizmit global dhe se si u forcua grupi me i rrezikshem ne histori. Si u krijua Kalifati Islamik, 16 komandat dhe qeverisjet e tij ne provincat e Irakut dhe Sirise. Drejtuesit e tij dhe komandim-kontrolli. Nje analize e hollesishme e te gjithe sulmeve qe kane zhvilluar deri me sot. Mesime te nxjerra nga Xhihadi ne Siri dhe cilat jane taktikat, teknikat dhe strategjia me e sukseshme per mposhtjen sa me te shpejte dhe efektive te ISIS-it. Neper 18 kapitujt e librit do te gjeni fakte dhe informacione qe i lexoni per here te pare. Promovimi ne daten 27 Korrik 2017 ora 18.00 tek Hotel Plaza, kati 23 salla “Jeronim de Rada”. DD.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: