TIRANË-Elvis Rroshi u dorëhoq sot nga posti i Kryebashkiakut të Kavajës pasi mësoi se kishte dhe një dënim me heqje lirie në Itali, përvec një ndalimi në Gjermani. Sot kreu i qeverisë u shpreh, se PS nuk mund të mbështesë asnjë person që ka pasur dënim me heqje lirie. Por ndërsa këto zhvillime erdhën pas nismës së dekriminalizimit që u vu në zbatim, disa muaj më parë kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti me anëtarësimet e reja në Kavajë, bëri shaka lidhur me ‘kriminelin’ Elvis Rroshi.

“Kisha dëshirë të vinte këtu, ‘krimineli’ që drejton Kavajën….Kemi kaluar një ligj për dekriminalizimin, sipas këtij ligji nuk shpëton askush që ka bërë diçka. Mezi po pres zbatimin e ligjit, që t’i coni letër Lulit, e ti thoni po ky si shpëtoi. E patë cfarë bëri Elvisi, apo Ervin, hë si e ke emrin”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: