DURRËS- Miliona euro të fshehura në dy automjete tip “Toyota”. Kështu raporton nga Porti i Durrësit gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb”. Ajo ka mundur të sigurojë detaje të reja nga zbulimi i shumës prej rreth 5 milionë eurosh në Portin e Durrësit.

Mësohet se paratë ishin fshehur në pjesën e pasme të dy automjetet “Toyota” me tek derë që po transportoheshin bashkë me makina të tjera në një kamion.

Ndonëse flitet për 5 milionë euro, ende nuk dihet shuma e saktë e parave, pasi burimet thonë se kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe. Tek personat e shoëruar janë shoferi i kamionit dhe Klevis lika, 19 vjeç, djali i pronarit të kamionit.

Policia po heton dokumentacionin e makinave për të zbuluar se kush është dërguesi i tyre si dhe burimi i parave. Çështjen janë duke e ndjekur nga afër drejtuesit e policisë së Durrësit. Ndërkaq mësohet se policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e pronarit të kamionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb