Për herë të parë, Australia dhe Britania e Madhe do të jenë vetëm një fluturim larg, pasi sot u krye fluturimi i parë i linjës direkte Perth-Londër.
Linja ajrore “Qantas Flight 9” do të kryejë udhëtimin prej 14 496 kilometra për rreth 17 orë dhe 20 minuta, duke hequr disa orë të ndalesave.
“Boeing 787-9 Dreamliner” ka kryer fluturimin e përurimit të linjës Perth-Londër, duke reduktuar kapacitetin e avionit në 236 vende të ndara në klaset “business”, “premium economy” dhe “economy” duke siguruar më shumë hapësirë për këmbët.
Drejtuesi i “Qantas Flight 9”, Alan Joyce deklaroi se “linja ajrore australiane ishte duke u përgatitur për këtë fluturim të drejtpërdrejtë që nga koha e themelimit të kompanisë ajrore në 1921″.
Linja e vjetër ajrore ” Kangaroo Route ” Perth- Londër , 70 vjet më parë kryente shtatë ndalesa dhe fluturimi zgjaste katër ditë. Ky fluturim do të kryehet me 900 kilometra në orë, duke ulur sasinë e karburantit në 20% më pak krahasuar me avionëte tjerë me të njejtën madhësi.