Gjiganti industrial gjerman Siemens shprehu gatishmërinë për bisedime me përfaqësues të punëtorëve lidhur me planet për shkurtimin e rreth 6.900 vendeve të punës në gjithë botën.

“Shpresoj se sindikata do të gjejë mënyrën që nga protesta të kalojë në dialog, për të arritur balancën e interesave”, tha shefja e shërbimit të kuadrove të Siemens, Janina Kugel.

Ajo theksoi se ekzistojnë disa mënyra, përmes të cilave kompania do të zvogëlojë numrin e personave të larguar dhunshëm nga puna, duke përfshirë edhe marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës, trajnimin dhe arritjen deri në pension të parakohshëm.

Gjysma e vendeve të punës do të shkurtohen në Gjermani, ku kompania planifikon të mbyllë fabrikat në qytetet Gerlic dhe Lajpcig. Paralajmërimi për mbylljen e vendeve të punës është bërë edhe për Ofenbah, Erfurt, Mulhajm dhe Berlin. Sindikata më e madhe e punëtorëve “IG Metal” i ka quajtur planet për ristrukturim të kompanisë si “sulm të madh ndaj punëtorëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: