Milan ka marrë një fitore jo pak të vuajtur sot ndaj Chievo-s. Skuadra e drejtuar nga Gatusso kaloi e para në avantazh me Calhanoglu, por miqtë përmbysën shifrat me Stepinski dhe Inglese.

Në fraksionin e dytë të lojës Patrick Crutone barazoi rezultatin në 2-2, ndërsa Andre Silva është bërë edhe një herë shpëtimtar në minutën e 82-t duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme Milanit.

Roma ka marrë një fitore të pastër 0-2 në transfertë kundër Crotone-s. Skuadra kryeqytetase që do të luajë në “Champions League” kundër Barcelonës fitoi falë golave të El Shaaraway në pjesën e parë dhe Naingoolan në pjesën e dytë.

Atalanta e Etrit Berishës është treguar e pamëshirshme në transfertë. Zikaltërit e Gasperinit kanë fituar thellë 0-5 në Verona, duke marrë një 3 pikësh që e ngjitë në vendin e 7-t.

Golat për bergameskët i realizoi Cristante, Gomez dhe Iliçiç tripletë.

Renditja e “Seria A”

seria a

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: