Kanë zgjedhur pikërisht një ditë të shënuar për të prezantuar edhe me publikun djalin e tyre, Ansi; përvjetorin e martesës. Bëhet fjalë për këngëtarin Sinan Hoxha dhe bashkëshorten e tij Andrra, të cilët një vit më parë lidhën kurorë sëbashku, duke u gëzuar më pas me frytin e tyre të dashurisë, djalin.

Çifti ka prezantuar sot bukuroshin e tyre, në një foto familjare. Të gjithë këtë vit të lumtur, Andrra e ka përmbledhur në një mesazh të gjatë duke i bërë bashkë të gjitha emocionet për dy dashuritë më të mëdha të jetës.

“Që në çastin e parë kur sytë tanë ndeshën njëri-tjetrin, e dija që jeta ime do të merrte një tjetër kthesë. Prej asaj dite e në vazhdim, ti ishe mendimi i parë i mëngjeseve të mia dhe protagonisti i ëndrrave që mbyllnin netët e gjata. Ditët pasonin njëra-tjetrën e, pa e kuptuar se si dhe se kur, e gjetëm veten të rrethuar nga oqeani i dashurisë sonë të pakufi. Të bindur e pa asnjë dyshim se do të jemi përjetësisht zgjedhja e njëri-tjetrit, vendosëm që më 27.08.2015 të kurorëzonim dashurinë tonë.
Sot, plot 1 vit pas asaj dite, ne festojmë për datën që vulosi jetët tona. Torta e lumturisë tashmë ndahet jo në dy, por në tri pjesë. Fryt i ndjenjave tona është një engjëll që mban bashkimin e emrave tanë. Rrjedhës së lumit të dashurisë sonë iu bashkua Ansi. Ai është dielli që po ndriçon e do t’i ndriçojë përjetë ditët tona. Jam pafundësisht e privilegjuar që pata fatin të krijoj familjen e aq shumëdëshiruar me ty. Është nder për mua të jem bashkëshortja jote. Fjalët s’mund ta shprehin kurrsesi domethënien tënde tek mua. Je krenaria ime, je arsyeja pse ditët e mia janë më të bukura, je gëzimi më i madh i jetës sime… Bekoj Zotin që na i bashkoi rrugët e jetëve tona! Ti dhe Ansi jeni gjithçka kam, jeni gjithçka dua.”, shkruan Andrra në një dedikime saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb