NGA: ARSIM SINANI* Profesori i Universitetit të Prishtinës, analisti Arsim Sinani thotë se shqiptarët duhet të ngrenë zërin nesër gjatë takimit që do të mbahet mes delegacionit të përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe zyrtarëve maqedonas.

“Shqiptarët në mungesë të një platforme të liderëve shqiptar, nesër në takimin me delegacionin e BE-së më e pakta që mund të bëjnë është të protestojnë. Them se kjo është forma më e mirë demokratike pasi në mungesë të partive politike shqiptare për të artikuluar kërkesat tona mirë është të dëgjohet zëri i shqiptarëve në këto momente ndryshimesh që po ndodhin. Mos të mbesim në mëshirën e opozitës maqedonase e cila do të na përdor për të ardhur në pushtet, pa asnjë platformë për zgjidhjen e kontesteve shqiptaro-maqedonase.”, u shpreh analisti.

Më tej ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të mbesin peng i qeverisjes aktuale VMRO, BDI, PDSH që nuk përfaqëson interesat shqiptare.

“Ndiej obligim moral si intelektual dhe si shqiptar të them se problemi në Maqedoni nuk është vetëm mes pozitës dhe opozitës maqedonase, por ekziston një çështje, ajo është çështja shqiptare e cila nuk është realizuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni është mirë të zgjohen dhe t’i mbrojnë të drejtat e tyre në mënyrë demokratike e jo të mbeten peng edhe në të ardhmen”, thotë analisti i çështjeve rajonale, Arsim Sinani.
(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: