TIRANE- Duke nisur nga dita e mërkurë do të kemi një përmirësim të kushteve meteorologjike, pasi temperaturat do të rriten me disa gradë. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sinoptikane Lajda Porja theksoi se pavarësisht kësaj, muaji janar do të mbyllet me temperatura të ulta, por jo vlera si të këtyre ditëve.

Ajo shtoi se ditën e nesërme zonat jugore të vendit, Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Saranda do të përballen me vrenjtësira si dhe reshje të lehta bore. Porja tha se fundjava do të kulmojë me temperatura më të larta, pasi për shumë zona do të shoqërohet me reshje shiu.

“Do kemi reshje bore në jug, siç ishte Saranda. Ka pasur rikthim të reshjeve dhe në verilindje. Parashikohet q sot reshjet e bores të jenë të pakta. Edhe dita e nesërme rrezikohet zona jugore, Saranda, Tepelena, vrenjtësira, dhe reshje të lehta bore, por pa shumë intensitet. Fundjava do të sjell rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndryshimi sot është i vogël. Dita e enjte do sjell rritje, duke kulmuar që të shtunën dhe të dielën të ketë përmirësim. Në fundjave në Lezhë, Shkodër, do ketë reshje shiu. Verilindja do ketë luajtje temperaturash, duke sjell dhe reshje bore.”, tha ajo.

Ndër të tjera sinoptikania pohoi se rritja e ndeshmë e temperaturave në zonat malore do të shkaktonte përmbytje, pasi shkrirjes së dëborës.

“Janari do mbyllet me temperatura të ulta. Por nuk parashikohet përsëritje të këtyre vlerave. Nuk do jemi rritje vlerash. Por nëse ndodh në zonat malore, dot ë kemi përmbytje. Deri në datën 25-26 janar pritet të mbetemi në temperatura të ulta, por jo në vlera ekstreme. Pra që ditën e premte do ketë përmirësim të temperaturave. Në Tiranë do të ketë ndikimin që nesër me 2-3 gradë. Do kemi rikthim në reshjeve, në Verilindje dhe juglindje.”, përfundoi Porja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb