Sion i drejtuar nga Paolo Tramexani ka shpartalluar në ndeshjen e Kupës së Zvicrës ekipin e Granichen në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-9.

Ekipit të Sion që së fundmi i bashkua edhe futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, iu deshën 7 minuta për të zhbllokuar takimin. Më pas Pinga, Acquafresc dy herë, Maceiras, Lenjani mbyllën pjesën e parë me shifrat 1-6.

Në të dytën pati sërish vend edhe për tre gola të tjerë. Acquafresc plotësoi “tripletën”, ndërsa Mboyo dhe Morgado vulosën shifrat përfundimtare të takimit.

Lenjani përveç golit kontribuoi edhe me asist në golin e 6-të.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: