Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


Siri, bombardimet e qeverisë në Ghoutën Lindore, vriten 100 civilë mes tyre 20 fëmijë

1

SIRI – Bombardimet nga forcat qeveritare siriane kanë vrarë dhjetëra civilë në rajonin e Ghoutës Lindore të kontrolluar nga rebelët jashtë Damaskut, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 98 civilë, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në sulmet ajrore të hënën dhe 470 civilë mbetën të plagosur, disa prej të cilëve raportohet se janë në gjendje kritike.

_100099615_mediaitem100099614

Duke bërë thirrje për ndalimin e bombardimeve, një zyrtar i OKB-së tha se situata po del jashtë kontrollit. Pothuajse 400,000 njerëz jetojnë në Ghutën Lindore, e cila ka qenë nën rrethim që nga viti 2013 dhe është territori i fundit nën kontrollin e opozitës siriane afër kryeqytetit të Damaskut.

Sipas raportimeve, forcat qeveriate siriane, të cilat intensifikuan fushatën e tyre për të rimarrë zonën në fillim të muajit shkurt duke vrarë qindra njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë, po përgatisin një sulm tokësor.

Në dhjetor organizatat ndërkombëtare të ndihmave paralajmëruan se kushtet në zonën e kontrolluar nga rebelët kishin arritur një “pikë kritike” për civilët për shkak të mungesës së ushqimit, karburantit dhe ilaçeve.

Sakaq Turqia ka paralajmëruar qeverinë siriane që të mos ndihmojë kurdët të luftojnë kundër forcave turke në Sirinë veriore. Zv/kryeministri turk Bekir Bozdag tha të hënën se operacionet e Turqisë po vazhdojnë sipas planit ndërsa theksoi se do ishte “një katastrofë” nëse trupat sirianë do ndërhyjnë në mbrojtje të luftëtarëve kurdë në territorin e Afrinit.

(a.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Taktike e zgjuar e asadit per tju dalur ne krah krudeve ne keto ore te veshtira! Tani tahypi do humbase me shume se nje helikoper ne lufte! Pas asadit jane ruset dhe irani!
    Tashme edhe tahypi do e kete kuptuar amanetin e Ataturkut per turqit per te pare nga Perendimi dhe per te mos u perzier ne lindje/orient!