SIRI – Më në fund, pas betejave të përgjakshme mbi 4 muaj, qyteti Kobane i Sirisë është çliruar nga kurdët sirianë. Luftëtarët e Bashkimit për Mbrojtjen Popullore thuhet të kenë hyrë në zonat periferike në lindje të qytetit pas tërheqjes së xhihadistëve.

Zëdhënësi i BMP-së, Polat Jan, deklaroi sot në Twitter: “Urime njerëzit, Kurdistanit dhe qytetarëve të Kobanit për çlirimin e qytetit”. Po ashtu, Anëar Muslim, Presidenti i vetëdeklaruar i kurdëve të Sirisë, tha për BBC se më në fund qyteti ishte plotësisht nën kontrollin e Bashkimit për Mbrojtjen Popullore.

Megjithatë, SHBA është shprehur se ende nuk është gati për të deklaruar fundin e betejës.

Qyteti Kobane u pa si një sprovë e rëndësishme e strategjisë së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islamik në Siri me sulme ajrore.
Dhjetra mijëra njerëz u larguan nga qyteti dhe kaluan kufirin pranë, me Turqinë, pasi ISIS nisi pushtimin në shtator.

Nga luftimet ka pasur të paktën 1600 të vrarë, të paktën sipas të dhënave të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Angli.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: