Siri- Raportohet nga mediate huaja se dhjetëra luftëtarë të dy grupeve xhihadiste kanë humbur jetën pas një përplasje të armatosur mes tyre në veri të Sirisë. Sipas raportimeve të mediave lokale, dy grupet xhihadiste janë duke luftuar për të rritur influencën e tyre në rajon. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të paktën 70 luftëtarë të këtyre dy grupeve kanë humbur jetën gjatë luftimeve, ndërkohë që grupi Tahrir al-Sham ka marrë nën kontroll shtatë fshatra të cilat më parë ishin nën kontrollin e grupit xhihadist, Jund al-Aqsa. Beteja është duke u zhvilluar mes grupit Tahrir al-Sham, që dikur ka qenë aleat me al-Qaeda dhe Jund al-Aqsa, grup i njohur për lidhje me ISIS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: