Nga Mira Bregu Okb Gjenevë
Dje, në një deklaratë me shkrim Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësimin e tij për rrezikun e përshkallëzimit të sulmeve të mëtejshëm pas sulmit të përbashkët ajror të SHBA-ve, Britanisë dhe Francës, mbi objektivat e kapaciteteve të mundshme të armëve kimike të forcave besnike të regjimit të Bashar al-Asadit.
Ja dhe një pjesë nga kjo deklaratë dërguar Këshillit të Sigurimit:

“Kam ndjekur nga afër raportet e sulmeve ajrore në Siri të kryera nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sulmet ajrore thuhet se janë kufizuar në tre vende ushtarake brenda Sirisë. Synimi i parë përfshinte Studimet Shkencore dhe Qendrat Kërkimore të Sirisë në aeroportin e al-Mazzah në Damask; e dyta, një strukturë e dyshuar e depozitimit të armëve kimike në perëndim të Homs; dhe i treti – një vend i magazinimit të pajisjeve të armëve kimike dhe postës komanduese, gjithashtu pranë Homs.
Qeveria siriane njoftoi aktivitetin e reagimit ndaj ajrit.

Të dy burimet amerikane dhe ruse treguan se nuk kishte viktima civile.
Megjithatë, OKB-ja nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur detajet e të gjitha këtyre raporteve.
Si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, është detyra ime t’u kujtoj Shteteve Anëtare se ekziston një detyrim, veçanërisht kur merret me çështjet e paqes dhe sigurisë, për të vepruar në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me të drejtën ndërkombëtare në përgjithësi.
Karta e OKB-së është shumë e qartë për këto çështje.

Këshilli i Sigurimit ka përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Unë u bëj thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të bashkohen dhe të ushtrojnë këtë përgjegjësi.
Unë u bëj thirrje të gjitha Shteteve Anëtare të tregojnë përmbajtje në këto rrethana të rrezikshme dhe të shmangin veprimet që mund të përshkallëzojnë çështjet dhe të përkeqësojnë vuajtjet e popullit sirian.
Ashtu si dhe dje para Këshillit , theksoj nevojën për të shmangur situatën nga përshkallëzimi jashtë kontrollit.”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke pranuar faktin se përdorimi i armëve kimike është “i neveritshëm”, shtoi:
“Vuajtja që shkaktohet është e tmerrshme. Disa herë kam shpreh zhgënjimin tim të thellë për shkak se Këshilli i Sigurimit nuk ka pranuar t’i përkushtohet një mekanizmi për llogaridhënie efektive për përdorimin e armëve kimike në Siri.

I bëj thirrje Këshillit të Sigurimit të marrë përgjegjësinë dhe të tejkalojë mosmarrëveshjet. Unë do të vazhdoj të angazhohem me shtetet anëtare për të arritur këtë qëllim”.
Mungesa e llogaridhënies i nxit ata që përdorin armë të tilla duke u dhënë atyre siguri nga mosndëshkimi.

Kjo nga ana tjetër dobëson normën që e ndalon përdorimin e armëve kimike dhe arkitekturën ndërkombëtare të çarmatimit dhe të mospërhapjes si një e tërë.’
Midis të tjerash Guterres theksoi:
“Sot Siria paraqet kërcënimin më serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Në Siri, ne shohim konfrontime dhe luftra proxy* që përfshijnë disa ushtri kombëtare, një numër grupesh të armatosura të opozitës, shumë ushtri kombëtare dhe ndërkombëtare, luftëtarë të huaj nga kudo në botë dhe organizata të ndryshme terroriste.

Që nga fillimi, ne kemi qenë dëshmitarë të shkeljeve sistematike të së drejtës ndërkombëtare humanitare, të së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare në ligj – duke mos respektuar letrën dhe frymën e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Për tetë vjet të gjata, populli i Sirisë ka duruar vuajtje e vuajtje me radhë.
Sirianët kanë përjetuar një llagmë të tmerreve, të krimeve mizore:- sulmeve, urisë, sulmeve pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile, përdorimit të armëve kimike, zhvendosjes me forcë, dhunës seksuale, torturës, paraburgimit dhe zhdukjeve me forcë dhe lista vazhdon.

Në këtë moment kritik, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të veprojnë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë normat kundër armëve kimike.

Nëse ligji injorohet, ajo minohet.”
Duke cituar se zgjidhja për të përmbushur aspiratat e popullit Sirian për dinjitet dhe liri është Rezoluta e Gjenevës 2254, në fund të deklaratës së tij, Sek i Përgjithshëm theksoi:
“Nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën. Zgjidhja duhet të jetë politike.”
(*nxitur nga fuqi të mëdha, të jashtme)
Pikat e nxehta mbi moszbatimin e Rezolutave gjatë muajve të fundit ishin:
Ajo mbi armëpushimin;
Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë e cila bëri thirrje për një armëpushim njëmujor në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për të lejuar dhënien e ndihmave humanitare.
Pavarësisht rezolutës, regjimi i mbështetur nga Rusia, gjatë muajit mars, filloi një ofensivë tokësore me synim, marrjen e kontrollit të pozicioneve të fundit të opozitës në Gutën Lindore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: