TIRANE– Sizmologu Rrapo Ormeni ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin e djeshëm që goditi jugun e Shqipërisë. Ai tha se tërmete me magnitudë kaq të madhe shoqërohen zakonisht edhe me lëkundje të tjera, duke sqaruar se gjatë natës së shkuar janë regjistruar rreth 70 lëkundje të vogla që vijnë pas tërmetit të parë.

“Mbrëmë në orën 22:14, një tërmet me magnitudë 5.5 i shkallës rihter goditi Greqinë veriore. Tërmeti me epiqendër 16 km në veriperëndim të Janinës dhe 50 km në jug të Sarandës, pati një intensitet me epiqendër me 7-8 ballë, pra që ka shkaktuar dëmtime. Ky tërmet është ndjerë edhe në Shqipërinë e jugut. Ai është ndjerë 6 ballë në qytetin e Sarandës dhe Leskovikut, 5-6 ballë në Gjirokastër, Përmet, 5 ballë në Tepelenë, 4 ballë në Korçë, Berat dhe Vlorë, 3 ballë në Tiranë dhe Durrës. Dy orë pas goditjeve me maginutë më të madhe të kësaj serie kanë pasur një magnitudë 4.9 të shkallës riter. Goditja kryesore është me mbi 70 pasgoditje nga të cilat 9 kanë me magnitudë mbi 4 rihter dhe 4 nga këto ma maginutë 4.5 ballë.”, pohoi sizmologu Ormeni. Teksa u pyet nëse do të ketë apo jo lëkunduje të tjera, Ormeni pohoi se pritet.

“Pa dyshim një tërmet me këtë maginitudë shoqërohen me pasgoditje. Është një tërmet i shoqëruar me shumë pas goditje, por shkalla e madhësisë së tyre po vjen duke u zvogëluar, çka tregon se është drejt shuarjes. Por, derisa të vendoset gjendja e ekuilibrit në zonën e thyerjes së masës shkëmbore nëntokësore, kuptohet do të gjenerohen të tjera lëkundje, me magnituta më të vogla. Ky rajon që rrethon Shqipërinë përfshihet nga një zonë tektonike mjaft e gjerë.”, theksoi ai. Ndërsa sa i takon rrezikshmërisë ai shtoi se: “Kuptohet kur bie një tërmet i kësaj magnitude është dëmtues në zonën epicentrale. Në Shqipërinë jugperëndimore është i fortë por nuk besoj të ketë pasur dëme.”./oranews
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: