UASHINGTON– Puna për ndërtimin e murit përgjatë kufirit që ndan SHBA-në me Meksikën mund të fillojë këtë verë, deklaroi dje sekretari i Shtetit për Sigurinë e Brendshme, John Kelly.

“Mendoj se nga fund i pranverës, fillimi i verës do të kemi skicat e para dhe më pas do t’i futemi punës në verë”, tha Kelly për Fox News.

“Nuk mund të bëjmë gjithçka brenda një mbasditeje…, por do të fillojmë sa më shpejt”, tha sekretari duke shtuar se rreth 100 kompani kanë shprehur interes për projektin.

(m.k/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: