TIRANE- Një ngjarje aspak e zakontë nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë ka ndodhur në Tiranë. Një grua, ka ofruar plot 50 mijë euro atij që do të jetë i gatshëm që ti ofrojë veshkën. Njoftimin zonja e ka bërë një faqe ‘Facebook’, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur interes për t’ju përgjigjur thirrjes. Ndonëse kjo gjë nuk është e lejueshme për ligjet shqiptare, i cili ndalon trafikimin dhe shitjen e organeve, po ashtu edhe dhuruesit vullnetar, gruaja nga Tirana ka guxuar.

Postimi i gruas në “FB”
“Unë jam B… dhe që nuk kam filluar punë jap lekë rregullisht për bamirësi dhe jam shumë e lumtur të jap ato që kam. Fatkeqësisht dashuria ime ashtu si shumë shqiptare, punoj as shumë për lek e pavarësi financiare dhe tani është në momentin, që mund ti humb të dyja pa u bërë akoma 46-vjeç. Unë dhe bashkëshorti im 45-vjeçar jemi në kushte të mirë financiare, por jo shëndetësore. Bashkëshorti im ka 5muaj në dializë dhe ka nevojë për një veshkë. Ne po mundohemi të gjejmë një dhurues, por është e vështirë. Sikur shoku juaj i afërmi juaj (nën 50 vjeç dhe me shëndet të plotë) të na dhurojë veshkën ne do financojmë operacionin tuaj/të mikut/fëmijës tuaj deri në 50 mijë euro. Jam shumë e sigurt që shumë njerëz kanë shumë nevojë për këto lekë, por edhe ne kemi nevojë të jemi me shëndet të vazhdojmë të jetojmë dhe punojmë. Nqs jeni të interesuar më dërgoni detajet tuaja në mesazh dhe unë ju marr në tel të flasim për detajet. Shume faleminderit që e lexuat”.

Përgjigja e disa prej komunetuesve:
A.K: “35 vjeç nuk e di grupin e gjakut tim do e bëj në qoftë se del që të përputhet me grupin e gjakut të burrit tënd atëherë e flasim në cel me detaje”

N.N.: Burri im e ka gr. e gjakut A pozitiv….kurse unë 0 pozitiv. Jemi në moshën 42 vjeç. Jemi të gatshëm për bisedim” K.K.:” 0 negativ u jap të gjithëve”

Denoncimi në fjalë është bërë në sajtin InTv, ndërkohë që nuk dihet ende nëse historia që shkruhet në ‘Facebook’ është reale apo jo, ndërsa ka shkaktuar furtunë komentesh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb