Në “Elbasan Arena” dje u luajt sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit e vlefshme për “Europa League”, por në Shqipëri nuk pati tifoz serb si shkak i një marrëveshje të dy presidentëve. Kjo u bë për të shmangur incidentet por kjo gjithsesi nuk u bë e mundur dhe madje është shumë më e rëndë se ç’mund të provokonin tifozët.

Kanë qënë gazetarët serbë ata që kanë provokuar me një gjest ofendues për shqiptarët gjatë vizitës së tyre në Shqipëri si pjesë e delegacionit të skuadrës së Partizanit.

Gjatë xhiros në kryeqytet, gazetarët e “Kuririt” realizuan një foto pranë bustit të Skënderbeut në qendër, duke ngritur tre gishtat lartë, të cilët simbolizojnë luftën e çetnikëve serbë ndaj shqiptarëve.

Akoma më i rëndë ishte publikimi i kësaj fotoje në gazetën kombëtare “Kurir”, pasi ky është një ofendim i rëndë për popullin shqiptarë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb