Këto janë pamjet shqetësuese që zbulojnë periudhën e vështirë me të cilët po përballen fëmijët e jetimoreve në Bjellorusi. Rreth 100 fëmijë u gjendën kockë e lëkurë në shtëpitë e fëmijës, në kryeqytetin bjellorus të Minsk. Kishte fëmijë që peshonin rreth 14 kg, shkruan “Mail Online”.

Autoritetet kanë kërkuar një investigim kriminal ndërsa fotot janë krahasuar me viktimat naziste të kohës së luftës dhe jetimoret në Rumani në vitet ’80. Fotografitë shokuese tregojnë fëmijë të dobët që kanë dhimbje të vazhdueshme dhe u duhet kujdesi i mjekëve. Drejtori i një jetimoreje i përshkroi gjymtyrët e fëmijëve si kunja dhëmbësh.

Sipas prokurorëve, ndaj fëmijëve nuk është treguar përkushtimi i duhur. Çështja ka bërë bujë në të gjithë Bjellorusinë, ndërkohë që disa jetimore ia hedhin fajin mungesës së investimeve për të blerë ushqimet e nevojshme që u duhen fëmijëve.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb