Të bërtitura, grushte, shkulje flokësh e forcë. Janë këto pamje të denja për një ring që nuk njeh limite veprimesh, vijnë nga një shkollë në qytetin e Këlcyrës.

Një nga vajzat e shkollës “Sejfulla Maleshova” të këtij qyteti e ka futur shoqen në një cep dhe nuk e lëshon. Ndërkohë që jo si preja në gojën e një kafshe grabitqare përpiqet më kot të lirohet, edhe duke i shkulur flokët kundërshtares.

Ajo që është më tronditëse është fakti se shoqet dhe shokët e klasës janë thjesht spektatorë të sherrit dhe nuk ndërhyjnë t’i ndajnë dy vajzat që duket sikur po ndajnë pronën por në fakt me sa mësohet nga personi që ka çuar videon pranë JOQ, janë zënë për një djalë.

Madje, edhe kur dy-tre prej tyre tentojnë t’i ndajnë, ka të tjerë të cilët insistojnë ti shikojnë vajzat në sherr e sipër. Në fund vajzat pasi janë përleshur dhe e kanë nxjerrë inatin me njëra-tjetrën, ngrihen, rregullojnë flokët dhe shkojnë nëpër bankat e tyre sikur nuk ka ndodhur asgjë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: