Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Skandali/ Arratisja e tre të dënuarve në arrest shtëpie. Sa kushtoi tenderi i byzylykëve elektronikë

Byzylyk elektronik

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 dha detaje të reja në lidhje me skandalin e tenderit të fundit të byzylykëve elektronikë, falë të cilit kanë arritur të arratisen tre të dënuar me arrest shtëpie.

Sipas Lalës, ky tender, nga i cili kanë rezultuar edhe pajisjet më difektoze, rezulton të jetë edhe më i shtrenjti.

Gazetarja u shpreh se që nga viti 2012-të kur është bërë tenderi i parë për mbikëqyrjen e të dënuarve me arrest shtëpie me anë të këtij byzylyku, tenderi i tretë, “i realizuar në fillim të vitit 2017-të ka prodhuar edhe pajisjet më difektoze, referuar të dhënave nga punonjës të shërbimit të provës”,- tha ajo, raporton BalkanWeb.

“Sinjalizimin për këtë shqetësim ma kanë ngritur punonjës të shërbimit të provës. Ishin pikërisht ata që shfaqën shqetësim për cilësinë e pajisjeve të blera në tenderin e fundit, kur ministër ishte Ylli Manjani”,- sqaroi Lala, raporton BalkanWeb.

Tenderi i parë në 2012- 280 mln lekë, kompani izraelite
Tenderi i dytë në 2014- 600 mln lekë, kompani italiane
Tenderi i tretë- 2,4 miliardë lekë

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • taci.. hahah edhe llogarite i beke se manjani, paske ikur qe ne 1982 nga shqiperia por ama i di mire si funksionojn ministrite ne shqiperi..

  • Nasip Naco, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, keta jane tre LSI-stet qe kane drejtuar dhe rrjepur ate ministri. Nasipi u largua se i doli afera e krushkut qe morti me dhune kontraten per matesat e Cez. Manjani nuk di cfare te thuash. Petrit Vasili mbahet mend qe per tenderin 10 milion Euro qe i dha djalit te tezez te Megafarma. Nuk eshte e veshtire per prokurorune ta zgjidhe, jo vetem kete por dhe vjedhjet e tjera qe kane bere Naco dhe Vasili ne 8 vjet ministra. Po futen njerez ne burg per nje kadetofon makine dhe keta kerma jetojne ne luks.

  • Imagjino sa vjedh ramanderkohe keta vogelushet vjedhin nga kaq!!!!!

  • Taci ka 35 vjet qe nuk jeton ne Shqiperi,thot nje te vertet qe e ndjen ne baz te analisteve te pavarur Shqiptar e Europian,je ti qorri rilindjes qe genjehesh nga ndonje kock te hedhur nga padroni yt.

  • I njejti byzylyk ne greqi kushton rreth 300 euro ndersa ne shqiperi 8 milion te vjetra….hajde vjedhje hajde

  • ky taci po me duket si dora e ylli manjanit…

  • Ylli manjani me kohen qe qendroj minister ska pas koh ta realizoj apo te marri frytet e tenderit,autoret jan rilindja,sajo qorri me ramen,ok miliard e tendert,ku jan byzylyket???ju shkruani ,denonconi apo sherbeni per krimin aq sa ju lejohet,esht nje elit intelektualesh te frikesuar qe din te verteten e Edi Rames dhe horrave te tij,ky popull esht 100 vjet larg civilizimit europjan,fatkeqesi e sundimit 500 vj.nga turku e 50vj.nga enveri,megjithate ligji i karmes vepron,ne mos keta plera do e pesojn pasardhesit e tyre ndoshta te pa fajshem.

  • Perfaqesuesi i partise se ndershme.Ky qe denoncoi korrupsionin ne qeveri,hajduti bertiste kapini hajdutet

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.