TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 dha detaje të reja në lidhje me skandalin e tenderit të fundit të byzylykëve elektronikë, falë të cilit kanë arritur të arratisen tre të dënuar me arrest shtëpie.

Sipas Lalës, ky tender, nga i cili kanë rezultuar edhe pajisjet më difektoze, rezulton të jetë edhe më i shtrenjti.

Gazetarja u shpreh se që nga viti 2012-të kur është bërë tenderi i parë për mbikëqyrjen e të dënuarve me arrest shtëpie me anë të këtij byzylyku, tenderi i tretë, “i realizuar në fillim të vitit 2017-të ka prodhuar edhe pajisjet më difektoze, referuar të dhënave nga punonjës të shërbimit të provës”,- tha ajo, raporton BalkanWeb.

“Sinjalizimin për këtë shqetësim ma kanë ngritur punonjës të shërbimit të provës. Ishin pikërisht ata që shfaqën shqetësim për cilësinë e pajisjeve të blera në tenderin e fundit, kur ministër ishte Ylli Manjani”,- sqaroi Lala, raporton BalkanWeb.

Tenderi i parë në 2012- 280 mln lekë, kompani izraelite
Tenderi i dytë në 2014- 600 mln lekë, kompani italiane
Tenderi i tretë- 2,4 miliardë lekë

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb