PARIS– Skandali “Dieselgate”, ku u përfshinë rreth 100 milionë automjete në Evropë, ka shkaktuar vdekjen e 5 000 personave në vit.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Norvegjez i Meteorologjisë dhe i Analizës së Sistemeve të Aplikuara (IIASA), theksohet se për shkak të skandalit “Dieselgate” është vërejtur një rritje e konsiderueshme në normat e vdekshmërisë në Evropë.

“Të paktën 10 mijë vdekje të parakohshme të foshnjave në Evropë kanë lidhje drejtpërdrejt me ‘Dieselgate’”, thotë IIASA.

Gjithashtu, në hulumtim theksohet se në mesin e vendeve evropiane, Italia, Gjermania dhe Franca për shkak të numrit të madh të popullsisë dhe përdorimit të automjeteve me naftë janë vendet të cilat janë prekur më shumë nga gazrat e çliruara nga automjetet.

Ndërsa vendet që janë prekur më pak nga gazrat janë Norvegjia, Finlanda dhe pjesa greke e Qipros.
Skandali shpërtheu në shtator të vitit 2015 pas deklaratës se “Volkswagen” kishte raportuar gabim normat, ndërsa ishte bërë e ditur se edhe kompanitë si “Fiat”, “Peugeot” dhe “Renault” kishin aplikuar metoda të ngjashme të emetimit të naftës. Hulumtimi është publikuar në revistën “Environmental Research Letters”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb