Libri që mban autorësinë e gazetarit, Emiliano Fitipaldi dhe ekspozon anën e errët të Kishës Katolike, duke përmendur fakte, emrat dhe datat të rasteve të abuzimit seksual të të miturve nga ana e priftërinjve , peshkopëve dhe kardinalëve nga e gjithë bota pritet të shkaktojë shumë polemika në Selinë e Shenjtë. Ky libër që do të dalë më 19 janar me titull “Shthurje”, zbulon skandalin e  200 priftërinjë pedofilë të Kishës Katolike në Itali,

Nga Italia në Australi, nga Spanja në Kili, mes hetimeve dhe dokumentave konfidenciale gazetari i revistës Espresso përshkruan realitetin tronditëse të “Omerta” …ose thënë ndryshe heshtja e shenjtë në mesin e njerëzve të Kishës Katolike.

Siç thotë në librin e tij Fitipaldi, priftërinjtë të cilët janë të përfshirë në skandale seksuale janë ende të mbrojtur nga Vatikani ndryshe nga viktimat e tyre, të cilët janë të “dënuar” me përbuzje përtej abuzimit fizik.Ai përshkruan se pasioni i sëmurë në rrethin e priftërinjve është me të vërtetë pika e kontaktit mes klerit, duke krijuar madje dhe “Lobin” e atyre që ushqejnë një orientim të ngjashëm seksual.

Udhëtimi i Fitipaldit fillon në mars 2015 në Kalabri me priftin Antonella që ka në makinë një 17 vjeçar, me të cilin kishte lënë takim falë aplikacionit Grindr për takime mes homoseksualëve. Sipas gazetarit, prifti e pagoi 20 euro adoleshentin për shërbimet e tij dhe ai vazhdon të jetë një anëtar i klerit, ndonëse për këtë rast pati një hulumtim. Siç zbulon Fitipaldi në librin e tij, peshkopët në Vatikan nuk janë të detyruar të raportojnë kolegët e tyre të përfshirë në skandale seksuale, duke bërë që ata të mbeten anëtarë aktivë të Kishës. Në raste të tjera si ai i Mauro Intzolit nga Kremoneze, që edhe pse u dënohen me burg dhe largohen për një kohë të gjatë nga kisha ata pranohen sërish. Intzoli ka rifilluar detyrat e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb