ISLANDË- Kryeministri islandez ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare pas akuzave se partia e tij mbulonte një skandal abuzimi seksual ndaj fëmijëve, ku përfshihej edhe babai i tij.
Në një deklaratë për mediat Benediktsson tha: “Ne kemi humbur shumicën dhe nuk shoh asnjë mundësi për ta rimarrë atë…unë bëj thirrje për zgjedhje të parakohshme.” Ai gjithashtu tha se shpreson që zgjedhjet e reja të mbahen në nëntor.

Bright Future një nga tre partitë pjesë e qeverisë së tij të koalicionit, e cila u formua vetëm nëntë muaj më parë, njoftoi se po tërhiqeshin nga qeveria për shkak të “shkeljes së besimit” pasi kryeministri Bjarni Benediktsson u përpoq të mbulonte akuzat se babai i tij ndihmoi një pedofil të shpallur fajtor nga gjykata, që ai të përtonte të drejtën të aplikonte për vende të caktuara pune edhe pas vuajtjes së dënimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb