Shefi ekzekutiv i gjigandit gjerman të makinave “Audi” është arrestuar në lidhje me hetimet e skandalit të gazrave të naftës.

Gazeta gjermane Bild por dhe media të tjera botërore kanë shpërndarë lajmin dhe saktësojnë se manajti Rupert Stadler është arrestuar në banesën e tij në Ingolstadt.

Ndër të tjera, prokurorët e çështjes kanë dekluaruar se vepruan me shpejtësi për ta arrestuar me qëllim që ai të mos prishte provat, ndërsa mediat sqarojnë se nuk ekziston mundësia që ai të lirohet me kusht përkundrejt pagesës së garancisë.

Skandali i çështjes së shkarkimit të gazrave të naftës shpërtheu në vitin 2015. Muajin e shkuar, Audi pranoi se 60 mijë modele A6 dhe A7 kanë pasur probleme me softuerin e shkarkimit të gazrave.

Volkswagen pranoi se rreth 600,000 makina të shitura në SHBA ishin pajisur me “pajisje humbjeje” të dizajnuara për të anashkaluar testet e shkarkimeve.

Prodhuesi i makinave tha se kishte instaluar këtë softuer në më shumë se 11 milion makina nafte në mbarë botën.

Softueri e dallonte kur po testohej dhe ulte emetimin e gazrave. Ndërsa kur makina dilte në rrugë, nivelet e ndotjes ishin praktikisht shumë më të larta, deri në 40 herë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb