TIRANE- Pas skandalit të zbuluar nga News 24 se byzylykët elektronikë që mbajnë të dënuarit me arrest shtëpie ishin me defekt, firma përgjegjëse i dorëzon në Ministrinë e Drejtësisë.

Përfaqësuesit e firmës po dorëzojnë 300 byzylykë elektronikë, pasi tre të dënuar me arrest shtëpie kishin mundur të hiqnin këtë pajisje dhe të dilnin nga banesat.

Gazetarja Klodjana Lala sqaroi dje se, skandali ka plasur kur është zbuluar që tre të dënuar kanë arritur ta heqin këtë byzylyk nga këmba dhe të arratisen. E shfaqur në studion e lajmeve në News 24 me një nga byzylykët elektronikë që duhet të ishte në këmbën e një të dënuari, Lala tregoi edhe vendin ku ai ishte dëmtuar.

“Ky është rast skandaloz dhe ka ndodhur në tenderi e tretë. Personi në fjalë ka tentuar ta këpusë. Sistemi nuk po funksiononte. 3 persona të dënuar kanë arritur të dalin nga sistemi, kanë arritur të arratisen dhe t’i shpëtojnë arrestit shtëpiak, ndërkohë që aparatura ka mbetur në shtëpinë e tyre. Pra, këta tre persona që po flasim kanë arritur ta heqin nga këmba pa dhënë sinjal në serverin qendror”,- sqaroi Lala, raporton BalkanWeb.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb