LEZHE- Një tjetër përson është arrestuar lidhur me skandalin me tokat në bregdetin e Shëngjinit, çështje për të cilën u arrestua edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrkaj, dhe më pas u la i lirë.

Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga ra shtetasi me inicialet Zef Gjini, 59 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, i cili kërkohej prej disa kohësh.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon Operacioni “Ranishtja 4”.
Kapet dhe ndalohet edhe një tjetër person i shpallur në kërkim.

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjyaktës për shtetasin :

-Z.Gj, 59 vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: