Finalja e “Superkupës” në Holandë ka irrituar pothuajse të gjithë tifozët që ishin në stadium, por jo vetëm, me shumë mundësi edhe ata që prej kohësh janë kundër përdorimit të teknologjisë “VAR” në futboll.

Feynord po të mos kishte fatin me vete me shumë mundësi nuk do të ishte shpallur fituese, pasi “VAR” ndoshta edhe me të drejtë mund t’ia kishte mohuar trofeun.
Në finale Feynord përballej me Vitesse dhe nuk u desh shumë që të kalonte në avantazh pasi Toornstra mendoi që në minutën e 7-të për të zhbllokuar shifrat në favor të skuadrës nga Roterdami. Deri këtu asgjë e veçantë, por minuta e 55-të do të ndizte stadiumin.

Ahmadi pengohet në zonën e Feynordit nga Matavz dhe Vitesse kërkon penallti por gjyqtari vijon normalisht lojën dhe në kundërsulm skuadra kampione e Holandës gjen epërsinë e dyfishtë, 2-0 për Feynord.

Pas dy minutave vjen përgjigja nga “VAR” që pasi shihet nga gjyqtari vendoset të jepet penallti për Vitesse-n. Arbitri anulon golin e Feynordit dhe Butner barazon nga penalltia. Përfundon 1-1 dhe shkohet tek penalltitë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: