TIRANË- Daniel Godelli, peshëngritësi i shpallur Kampion Bote, por për momentin i pezulluar pasi rezultoi pozitiv në analizat e para për doping ka ironizuar në një status në faqen e tij të Facebook por pa përmendur emra konkretë.

“Morëm pushkët dolëm malit të luftonim për atdhe ku ta dinim ne të gjorët që armiku ish me ne”, shkruan Godelli në FB, ndërkohë që menjëherë kanë reaguar edhe mbështetësit e tij.

Godelli ka shprehur bindjen se si ai ashtu edhe peshëngritësit e tjerë që kanë rezultuar të dozuar nuk kanë përdorur me dijeni, substanca dobingu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb