Një paciente në spitalin e syve në Prizren ka pritur gati 40 minuta me një copëz xhami në sy, pasi doktori nuk ishte në vendin e punës.

Rastin skandaloz e denoncon i biri, sipas të cilit, nëna e tij me dhimbje të forta kishte kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente të qytetit, ku i dhanë udhëzime të shkonte për në spitalin e syve, ku me sa duket askush nuk është kujdesur t’i vijë në ndihmë.

Djali ka deklaruar për Klan Kosova, se kur kishte kërkuar ndihmë, aty nuk gjendej mjeku kujdestar dhe se është dashtë të priste 40 minuta.

Në një video ai tregon pritjen e gjatë të nënës me dhimbje në sy dhe momentin kur mjeku vjen pas 40 minutash, duke u justifikuar me faktin se ishte duke u veshur. Për rastin si ka thënë se ka njoftuar edhe policinë e Prizrenit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: