Videoskandali seksual i transmetuar në media me protagonist kryebashkiakun e Peshkopise ka vijuar të jetë lajm i ditës edhe ne rrjete sociale. Disa foto kane nisur te qarkullojne ne portale. as video-skandalit seksual në të cilin u përfshi kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, i cili kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune, ky i fundit është shkarkuar gjatë ditës së djeshme nga detyra. Shkarkimi i tij u bë me një vendim qeverie të firmosur nga kryeministri Edi Rama. Ndërkaq, forcat policore të Peshkopisë kanë shoqëruar në komisariat Xhelilin nga ora 03:00 e mëngjesit të së premtes dhe e kanë mbajtur deri në orën 13:00 po të ditës së premte.
Mësohet gjithashtu se edhe 20-vjeçarja që bëri videon e fshehtë është mbajtur rreth 10 orë në komisariat për të dhënë shpjegime. Sipas burimeve, pas urdhrit të shkarkimit, oficerët e policisë kanë mbërritur në zyrën e Xhelilit, ku i kanë sekuestruar kontratën e punës që ai nënshkroi me 20-vjeçaren.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: