Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Skandali/ Si paguhej Joleza Koka në ministri pa shkuar asnjë ditë në punë (Video)

Joleza

Emisioni “Stop” ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video e cila tregon se si Joleza Koka, ish kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, gjatë kohës që punonte si këshilltare në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, është paguar pa shkuar as edhe një ditë në punë. Në pamjet filmike që emisioni investigativ publikoi, tregohen dëshmitë e punonjësve pranë kësaj ministrie, të cilët shprehen se Jolezën nuk e kanë parë të vinte asnjë ditë në punë, edhe pse paguhej çdo muaj.

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka përpara disa ditësh sulmoi drejtuesin e programit “Stop” Saimir Kodrën, duke e akuzuar për thyerje të etikës televizive dhe përdorimit të gjuhës ofenduese.

Joleza Koka ka nisur edhe një peticion për çështjen në fjalë, madje është ankuar te Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të cilët kanë ndërhyrë për fshirjen e emisionit të asaj date në Youtube.

Si kundërpërgjigje, emisioni “Stop” publikon një skandal me përmasa edhe më të mëdha se çështja parimore e Jolezës. Saimir Kodra u shpreh se ndaj saj së shpejti do të ngrihet edhe një padi për vjedhje, pasi dy vite “punë” Joleza nuk denjoi të paraqitej as në zyrë.

(BalkanWeb)


Komente ( 15 )

  • Nuk eshte faji i Jolezes, se ajo e shkreta zgjohej cdo mengjes tek shpia e Saidhir Tahirit dhe nuk i dilte koha te shkonte edhe ne pune! Keto jan viktima dhe produkte te sistemit te ngritur nga Saidhiri, mos u vini faj! Dihet kush e ka fajin!

  • Sa te kete zocken Jozela, do eci me kembe perpara ne kete vend 🙂

  • sa mire ti behet sa ne ministri sa ne bashki bashke me ato ndrikullat e tjera te zonja shume keto me ndihmen e te tjereve

  • sajmiri mir ben qe ben ca demaskime por mos harroje se kur e propozuan para ca vitesh si kandidat per deputet nga ps, nuk e refuzoi me pretendimin qe te qendronte i pa-ane per te ngritur zerin per problemet e shoqerise, apo i erdhi mire tw behej deputet pavaresisht se nuk u be dot…

  • Shqiperi cte erdhi fati, te qeversin k….a dhe lugati

  • Ajo ishte ne listen te punes po jo te punonte, ajo ishte vetem per kenaqesine personale te kryeministrit.

  • Pse vetem kjo paguhet pa punuar…?
    Rama merret me LSI-ne dhe mire bene por nuk ka vend qe drejton PS qe kjo kategori militante e PS eshte problem.Jane me qindra qe paguhen dhe nuk paraqiten ne pune.Per te punuar nuk behet fjale. Ministri,OShEE,Ujsjellsa etj…
    Rama c’fare do behet me ta ?

  • Eshte paguar se ka dhene”token” me qera, apo jo o Esli?

  • Kjo eshte pjese e tepsise rames dhe jo e Ilir Metes.Ja cka ndodhur ne te vertet,per tilla raste Kryeministri Rama kapasur sinjalizime dhe informime me shkrim,por nuk e ka car kaptin se taksat jan te shqiptareve,ndersa shteti i rrempalleve .Rama gjate fushates i ra ne qaf kot teosise te Leseise,pasu vet administaten qe aji drejtonte e kishte per tok e bere lesh e lije.Rrofte tepsija e timonjerit Rama,pos beri kete her shtet dota ket pisk popullin opozitar,se per Lulush bashen aji mender nuk e rrun fare.Opozita ne shqiper ndjes past ka dek.

  • Edhe mund te jete e vertete, por qe Saimiri me ate koke qypin tjeter te STOP-it po degradojne ne delir duke marre njerez ne qafe, kjo eshte e vertete si drita e diellit. Vertete emision maskarenjsh

  • Joleza eshte e skeduar si drogmene, keshtu qe rroga qe merrte pa shkuar ne pune e ka dhurate nga partia per te thithur drogen. Kur foli ne nje takim me Tahirin , ajo ishte komplete e droguar. A nuk e degjuat cfare procukklash tha, ishte komplet nen efektin e droges.

  • O saimir :
    Vetem te zgerdhihesh dhe te “hash” me sy balerinat din ti.
    Je shume i peshtire.Nuk edi se si ju ndjekin shikuesit mor lapangjoz..

  • sa I merr vesh dhe ky Sajmiri lajmet
    cudi e madhe !!!!
    aaa po ka gruan ne ate ministri
    po ajo nuk ja kish thene valle keto dy vjet???



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.